Drejtoria e Shërbimit Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në dy ditë trajnoi stafin e psikologëve të atashuar pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në kuadër të fuqizimit të shërbimit Psiko-Social mbi punën rehabilituese me të burgosurit. Këto takime u organizuan në zbatim të ngritjes së kapacitetit të stafit në termat e vlerësimit, monitorimit dhe rehabilitimit të të burgosurve të të gjitha kategorive, për qartësimin dhe rëndësinë e punës së psikologut si pjesë integrale dhe e domosdoshme e ekipit në IEVP. Këto takime do të vijojnë me trajnime profesionale psiko-edukuese në shërbim të të dënuarve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.