Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një takim prezantues me Drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, znj. Giulia Re.
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe mundësitë për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të tij, në funksion të zhvillimit të sistemit penitenciar shqiptar.
Vëmendje e veçantë iu kushtua respektimit të të drejtave të njeriut, përmirësimit të kushteve dhe standardeve të trajtimit të personave të privuar nga liria, si dhe përafrimit të mëtejshëm të praktikave institucionale me standardet evropiane.
Znj. Bodo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Këshillit të Evropës, duke riafirmuar angazhimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vijimin e reformave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.