Përzgjedhja e praktikantëve për Thirrjen IX të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, organizuar nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, u ofron të rinjve të diplomuar me rezultate të larta mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe për të fituar përvojë në institucione publike dhe private.
Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi një takim me studentët e përzgjedhur, duke i inkurajuar ata të japin kontributin e tyre dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të njohur nga afër sfidat dhe funksionimin e institucioneve publike.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.