» Drejtori i Përgjithshëm z.Klevis Qose takohet me ambasadorin e Arabisë Saudite z. Faisal Ghazi Hifzi
Postuar më: 21/10/2024

Drejtori i Përgjithshëm z.Klevis Qose takohet me ambasadorin e Arabisë Saudite z. Faisal Ghazi Hifzi

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Hifzi, në ambientet e ambasadës në Tiranë.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të projekteve për mbështetje logjistike dhe teknike të sistemit penitenciar shqiptar.

Ambasadori Hifzi vlerësoi angazhimin e palës shqiptare dhe shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të forcuar më tej marrëdhëniet institucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e menaxhimit të burgjeve.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve të sistemit penitenciar në përputhje me standardet ndërkombëtare