Pata kënaqësinë të mikpritesha sot nga Ambasadori i Katarit, z. Jabor bin Ali Al Dosari. Gjatë takimit, diskutuam mbi situatën aktuale në sistemin penitenciar dhe mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht për mbështetjen që mund të ofrojë Qeveria e Katarit në përmirësimin e infrastrukturës së burgjeve.
Në përfundim të takimit, me shumë kënaqësi ftova Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Katarit për një vizitë zyrtare në Shqipëri, me qëllim që të shkëmbejmë përvoja dhe të diskutojmë mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës së burgjeve dhe rritjen e standardeve të menaxhimit të tyre. Kjo vizitë do të na mundësojë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale midis dy vendeve dhe krijimin e hapësirave për projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në një sistem penitenciar më të sigurt dhe më të zhvilluar.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.