» Drejtori i Përgjithshëm, z.Adriatik Kupi, pret në takim përfaqësuesit e ICITAP-it dhe këshilltarin e CIU-së
Postuar më: 20/07/2026

Drejtori i Përgjithshëm, z.Adriatik Kupi, pret në takim përfaqësuesit e ICITAP-it dhe këshilltarin e CIU-së

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, priti në një takim të ngrohtë dhe konstruktiv atasheun e ICITAP, Richard Deasy, analisten e Programit të Inteligjencës së Burgjeve pranë Departamentit të Drejtësisë, Alexzandria Burns, si dhe këshilltarin e CIU, Frank Karam.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm me partnerët strategjikë, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit, shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sistemin penitenciar.

Gjatë bisedës, z.Kupi, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ICITAP-it dhe theksoi se thellimi i këtij bashkëpunimi mbetet një prioritet për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.