Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, z. Klevis Qose, priti në Tiranë homologun e tij nga Kosova, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, z. Ismail Dibrani.
Të dy drejtuesit diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta, që synojnë përmirësimin e kushteve dhe funksionimit të sistemeve të burgjeve në të dyja vendet.
Temat kryesore të bisedimeve përfshinin trajnimet e stafit, forcimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri.
Të dy palët konfirmuan angazhimin për mbajtjen e takimeve të rregullta dhe për thellimin e lidhjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në këtë fushë me rëndësi të veçantë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.