Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, Drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës, znj. Edlira Bode, priti në takim Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, z. Klevis Qose.
Takimi, i zhvilluar në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, shënoi vijimësinë e një bashkëpunimi tashmë të kthyer në traditë, që ka për synim ofrimin e ekzaminimeve ekografike falas për të gjitha gratë dhe vajzat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Kjo nismë synon edukimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrollit periodik të gjirit, si një mënyrë efektive për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së grave.
Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës shpreh mirënjohje për fjalët e falënderimit dhe vlerësimit të z. Qose ndaj znj. Bode dhe ekipit mjekësor të SUT, të cilët çdo ditë dëshmojnë profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe efikas për pacientët
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.