» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z.Klevis Qose nënshkruan marrëveshje baahkëpunimi me kryetaren e bashkisë Durrës
Postuar më: 28/10/2024

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z.Klevis Qose nënshkruan marrëveshje baahkëpunimi me kryetaren e bashkisë Durrës

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme me Kryetaren e Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako. Ky partneritet synon krijimin e mundësive për riintegrimin e të dënuarve në shoqëri, duke ofruar mbështetje të qëndrueshme në fusha si punësimi dhe formimi profesional.

Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe përfshirëse, ku çdo individ ka mundësinë të rikthehet në komunitet me dinjitet dhe të kontribuojë pozitivisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon Bashkinë Durrës për mbështetjen dhe përkushtimin në realizimin e kësaj nisme të rëndësishme, e cila do të shërbejë si shembull për projekte të ngjashme në të ardhmen.