» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose në takim me komunitetet fetare
Postuar më: 08/07/2024

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose në takim me komunitetet fetare

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose zhvilloi një takim me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Ky takim kishte në fokus strategjitë dhe bashkëpunimin për riintegrimin e të burgosurve në shoqëri pas përfundimit të dënimit të tyre. Dialogu i hapur dhe konstruktiv me përfaqësuesit fetarë theksoi rëndësinë e mbështetjes morale dhe shpirtërore për të ndihmuar të burgosurit në procesin e tyre të rehabilitimit dhe riintegrimit. Kreshnik Ivan nga Kisha Katolike, Edvin Kuçi nga Komuniteti Musliman si dhe Sokol Flamuraj dhe Suela Xhixhi nga SHKBSH shprehën interes për të bashkëpunuar me DPB për rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve.