» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, takim zyrtar me homologun në Kosovë, z.Ismail Dibrani
Postuar më: 01/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, takim zyrtar me homologun në Kosovë, z.Ismail Dibrani

Vizitën e parë zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi e zhvilloi me homologun e tij në Kosovë, z. Ismail Dibrani.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe avancimin e praktikave bashkëkohore në sistemin penitenciar, me fokus rritjen e standardeve dhe kapaciteteve institucionale.

Një vlerësim i veçantë iu shpreh edhe përfaqësuesve amerikanë të ICITAP-it për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e inteligjencës penitenciare dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në rajon.

Nga ana e tij, z. Ismail Dibrani i uroi homologut të tij suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të institucioneve që drejtojnë.