Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, priti në takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran, i cili e uroi për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e OSBE-së për reformën në sistemin penitenciar.
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen, me fokus forcimin e kapaciteteve të sistemit penitenciar, zhvillimin e politikave moderne të ekzekutimit të dënimeve si dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.