Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, mori pjesë në Konferencën e 31-të Vjetore të Këshillit të Europës për Sistemet Penitenciare dhe Shërbimet e Provës, e zhvilluar në Valletta, Maltë.
Në fokus të konferencës ishte trajtimi dhe rehabilitimi i personave me nevoja të veçanta në sistemin penitenciar.Në kuadër të kësaj konference, z. Kupi zhvilloi takime me z. Hugh Chetwynd, Kreun e Departamentit të Këshillit të Europës për Privimin e Lirisë, z. Alan Mitchell, Presidentin e CPT-së, z. Donche Boshkovski, Kreun e Seksionit të Bashkëpunimit në Polici dhe Privimin e Lirisë, si dhe me Presidentin e sapozgjedhur të EuroPris, z. Rait Kuuse, dhe Sekretarin Ekzekutiv, z. Gustav Tallving.Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e praktikave më të mira evropiane, si dhe mundësitë për mbështetje të mëtejshme të sistemit penitenciar shqiptar përmes trajnimeve, vizitave studimore dhe iniciativave të përbashkëta, me synim përmirësimin e standardeve dhe rritjen e kapaciteteve profesionale.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.