» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z.Adriatik Kupi dhe Universiteti i Sporteve nënshkruajnë marrëveshje për rehabilitimin fizik të personave me liri të kufizuar
Postuar më: 01/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z.Adriatik Kupi dhe Universiteti i Sporteve nënshkruajnë marrëveshje për rehabilitimin fizik të personave me liri të kufizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof.Dr. Agron Kasa, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e programeve profesionale në fushën e fitnesit dhe rehabilitimit fizik për personat me liri të kufizuar.

Marrëveshja synon zhvillimin e trajnimeve teorike dhe praktike, aktiviteteve sportive dhe certifikimin e pjesëmarrësve, duke krijuar mundësi më të mira për rehabilitim dhe riintegrim social.

Përmes angazhimit të stafit akademik dhe specialistëve të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programi do të kontribuojë në promovimin e një stili jetese të shëndetshëm dhe forcimin e proceseve rehabilituese në institucionet penitenciare.