» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija viziton Shërbimin Korrektues së Kosovës
Postuar më: 26/08/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija viziton Shërbimin Korrektues së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija viziton Shërbimin Korrektues së Kosovës së bashku me Drejtorin e Shërbimit të Provës Z. Ervin Hoxha, me Drejtorin e Policisë Z.Paulin Rajta dhe Zëvëndës Drejtorin Z. Femi Sufaj.

Delegacioni u prit nga Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Z. Sami Gashi dhe dhe Drejtori i Shërbimit të Provës Z.Arsim Tahiri.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide, mendime dhe përvoja të ndryshme si në atë të trajtimit të të burgosurve, të kontrollit të brëndshëm në fushën e trajnimeve të stafit dhe në fusha të tjera me interes për të dyja palët.

Pas takimit vizituan Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën Operative, Njësinë e Intelegjecës dhe Qendrën e Vleresimit.

Të dyja palët ranë dakort edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella ekspertësh dhe shkëmbimi i përvojave më të mira për të dyja vendet.

Foto Galeri