Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija viziton Shërbimin Korrektues së Kosovës së bashku me Drejtorin e Shërbimit të Provës Z. Ervin Hoxha, me Drejtorin e Policisë Z.Paulin Rajta dhe Zëvëndës Drejtorin Z. Femi Sufaj.
Delegacioni u prit nga Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Z. Sami Gashi dhe dhe Drejtori i Shërbimit të Provës Z.Arsim Tahiri.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide, mendime dhe përvoja të ndryshme si në atë të trajtimit të të burgosurve, të kontrollit të brëndshëm në fushën e trajnimeve të stafit dhe në fusha të tjera me interes për të dyja palët.
Pas takimit vizituan Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën Operative, Njësinë e Intelegjecës dhe Qendrën e Vleresimit.
Të dyja palët ranë dakort edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella ekspertësh dhe shkëmbimi i përvojave më të mira për të dyja vendet.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.