» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Admir Abrija shoqëron Ministrin i Drejtësisë z. Ulsi Manja në inspektimin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin
Postuar më: 20/09/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Admir Abrija shoqëron Ministrin i Drejtësisë z. Ulsi Manja në inspektimin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Admir Abrija së bashku me Drejtuesin e Lartë të Policisë së Burgjeve z. Paulin Rajta shoqëruan Ministrin i Drejtësisë z. Ulsi Manja në inspektemin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin. Përgjatë inspektimit është bashkuar edhe anëtari i Komisionit të Ligjeve z. Saimir Hasalla.

Gjatë takimit u diskutua për gjithë problematikën infrastrukturore dhe të burimeve njerëzore në këtë institucion, dhe u lënë porosi të veçanta për plotësimin e të gjitha kushteve për stafin. Gjithashtu u shpjegua me hollësi sistemi e ri të rritjes së pagave, por edhe ecuria e proçesit për uniformat e reja.

Më pas u vijua me takimin e një grupi personash në konflikt me ligjin që vuajnë dënimin në këtë institucion. duke dëgjuar ankesat dhe kërkesat e këtij grupi.

Ky takim u përmbyll me fjalën e Ministrit z. Manja ku u shpreh se: Vëmendja ime dhe e qeverisë shqiptare për policinë dhe stafin e burgjeve, për vetë natyrën e vështirë të punës së tyre, as ka munguar dhe as do të mungojë.