» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija pjesë e takimit prezantues për burgje më të sigurta, komunitete më të sigurta
Postuar më: 05/10/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija pjesë e takimit prezantues për burgje më të sigurta, komunitete më të sigurta

Burgje më të sigurta, komunitete më të sigurta, kjo është iniciativa e re e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme holandeze, që i kushtohet konsolidimit të menaxhimit të çështjeve dhe mosangazhimit të të dënuarve për terrorizëm.

Qendra Kombëtare e CVE, Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshime Sociale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bashkohen për të pilotuar mekanizmat e parandalimit, ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe një qasje shumë agjencish për të burgosurit pas lirimit.