» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija, merr pjesë në punimet e Organizatës Evropiane të Burgjeve (EUROPRIS)
Postuar më: 21/06/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija, merr pjesë në punimet e Organizatës Evropiane të Burgjeve (EUROPRIS)

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija, merr pjesë në punimet e Organizatës Evropiane të Burgjeve (EUROPRIS)

EuroPris u mblodhi në Sevilje në darkën e 19 Qershorit 2022 si dhe i zhvilloi punimet me 20 Qershor 2022, duke përfshirë anëtarët e EuroPris së bashku me ekipin EuroPris!

Organizata Evropiane e Shërbimeve të Burgjeve dhe Korrektuese (EuroPris) është një organizatë jopolitike e cila bashkon faktorët që ndërveprojnë në fushën e burgjeve. Anëtarësimi i saj është i kufizuar duke përfshirë në të vetëm autoritetet kombëtare të burgjeve të Evropiane.

Organizata, e cila u formua nga një grup i “Shërbimeve Evropiane të Burgjeve” në fillim të vitit 2011, ekziston për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet Shërbimeve Evropiane të Burgjeve, me synimin për të rritur sigurinë; reduktimi i përsëritjes së veprës penale si dhe avancimi i profesionalizmit në fushën e burgjeve.
EuroPris
Mbledhja e bordit nga Z. Gustav Tallving, Drejtor Ekzekutiv e vuri theksin në planifikimin vjetor të aktiviteteve dhe prioriteteve të EUROPRIS si dhe raporti financiar 2021 dhe buxheti 2022/2023

Shume e rendesishme përgjatë takimit ishte dhe Prezantimi i të nominuarve dhe Zgjedhja e Bordit drejtues.