» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Abrija, mbajti fjalën e tij në Konferencën Rajonale : Drejt menaxhimit të suksesshëm, rehabilitimit dhe ndihmës pas vuajtjes së dënimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm (VEP) në Ballkanin Perëndimor
Postuar më: 04/10/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Abrija, mbajti fjalën e tij në Konferencën Rajonale : Drejt menaxhimit të suksesshëm, rehabilitimit dhe ndihmës pas vuajtjes së dënimit për të burgosurit ekstremistë të dhunshëm (VEP) në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija, mbajti fjalën e tij në Konferencën Rajonale : Drejt meaxhimit të suksesshëm, rehabilitimit dhe ndihmës pas vuajtjes së dënimit për të burgusurit ekstremistë të dhunshëm (VEP) në Ballkanin Perëndimor- arritjet dhe rruga përpara.
Në fjalën e tij Z. Abrija u ndal në rëndësine e instrumentave që trajtojnë këto raste, shkëmbimin e informacionit si dhe ndërveprimin rajonal mes Agjensive Ligjzbatuese. Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e programit të përbashkët BE/ CoE – Horizontal Facility 2019-2022.

Punonjësit e sistemit të burgjeve dhe të shërbimit të provës si dhe praktikuesit e P/CVE nga Shqipëria; BosnjeHercegovina; Kosovë; Mali i Zi; Maqedonia e Veriut; dhe Serbisë; të bashkuar me kolegët e tyre nga vendet anëtare të BE-së, diskutuan arritjet në kuadër të projektit rajonal, gjithashtu ndanë përvojat dhe mësuan nga praktikat e mira evropiane.