» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takon Drejtorin Kombëtar të Teen Challenge Albania
Postuar më: 05/03/2025

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takon Drejtorin Kombëtar të Teen Challenge Albania

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi sot një takim me z. Orges Hysenaj, Drejtor Kombëtar i Teen Challenge Albania, ku u diskutua mbi projekte dhe iniciativa të reja në mbështetje të rehabilitimit dhe riintegrimit të shtetasve në konflikt me ligjin, me fokus të veçantë tek ish-përdoruesit e lëndëve narkotike.
Teen Challenge Albania sjell një eksperiencë të çmuar në këtë fushë, përmes programeve të bazuara në besim, edukim dhe zhvillim personal, duke krijuar mundësi reale për një jetë të re, larg varësive dhe sjelljeve shkatërruese.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e hapur për bashkëpunime me çdo organizatë apo aktor në komunitet, që synon të kontribuojë në sistemin penitenciar përmes ideve dhe projekteve që sjellin frymë pozitive dhe ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së shtetasve në konflikt me ligjin.
Ky bashkëpunim synon të sjellë më shumë shpresë dhe mbështetje për të dënuarit, me qëllim jo vetëm rehabilitimin e tyre, por edhe rikthimin me dinjitet në shoqëri.