Drejtori i Përgjithshëm Z. Arben Çuko priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv të projektit “Drejt një mjedisi burgu të sigurt, stimulues dhe rehabilitues për fëmijët dhe të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni 2017 – 2021”, Z. Pepijn Gerrits, shoqëruar nga dy ekspertë Z Ton Daans dhe Zj. Annette Van Den Bosch. Ky projekt zbatohet nga Komiteti Holandez i Helsinkit (NHC), Agjencia Holandeze e Institucioneve të Paraburgimit Holandeze, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Qëllimi kryesor i takimit ishte njohja me ecurinë projektit, si dhe kryerja e një vlerësimi në lidhje me aktivitetet e zbatuara gjatë vitit 2017. Gjithashtu, përfaqësuesit e projektit parashtruan vlerësimet e tyre në lidhje me vizitat e kryera në institucionet e burgimit ku mbahen të miturit në Shqipëri.
Z. Çuko theksoi se të miturit në burgje dhe krijimi i mundësive të miturve në konflikt me ligjin për t’u ri-integruar me sukses në shoqëri, përmes prezantimit të metodave zyrtare të punës për stafin e burgjeve dhe duke i integruar ato në politikat dhe programet arsimore zyrtare të Instituteve Arsimore, mbetet një ndër prioritetet e punës. Gjithashtu, aplikimi i metodologjive të reja të punës të prezantuara nga ky projekt ka përmirësuar kapacitetet teknike dhe profesionale të stafit të burgjeve që punon me të mitur.
Projekti për krijimin e një mjedisi të sigurt për të miturit ka arritur ndryshime të rëndësishme në lidhje me krijimin e një ambienti të sigurt dhe rehabilitues dhe paraqiti elemente të rinj efektivë të një programi ditor, si dhe programe të standardizuara dhe bashkëkohore për trajtimin e të miturve si YOUTURN. Dy rezultatet kryesore të projektit janë:
Të gjithë specialistët që punojnë me të miturit janë në gjendje të zbatojnë metoda të zgjedhura zyrtare të punës për qëllime ri-integrimi.
Metodat e punës për ri-integrimin e të miturve shkelës të ligjit, janë integruar në politikat dhe programet mësimore dhe janë të përfshira në kapacitetin institucional të Ministrive të Drejtësisë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.