Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose ishte sot në Korçë për të nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme që synojnë të ofrojnë mbështetje konkrete për të burgosurit, duke fuqizuar programet e rehabilitimit dhe formimit profesional. Marrëveshjet u nënshkruan në bashkëpunim me AKPA, nën drejtimin e z. Klevis Hysa, Bashkinë e Korçës, të përfaqësuar nga zëvendësja Besa Spaho, dhe me Kryetarin e Bashkisë Maliq, z. Gëzim Topçiu.
Gjatë ceremonisë, tetë të burgosur morën certifikata për përfundimin e trajnimit të tyre dhe prezantuan një tryezë të përgatitur me gatimet e tyre, duke treguar përkushtimin dhe aftësitë e zhvilluara gjatë procesit të formimit. Këto marrëveshje përfaqësojnë një hap konkret në drejtim të mbështetjes së të burgosurve për një integrim më të lehtë në shoqëri dhe një të ardhme më të mirë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.