» Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, në Konferencën Vjetore të Shoqatës Korrektuese Amerikane
Postuar më: 21/01/2025

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, në Konferencën Vjetore të Shoqatës Korrektuese Amerikane

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Korrektuese Amerikane (ACA) në Orlando, Florida, me ftesë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së. Në këtë aktivitet prestigjioz ai ishte i shoqëruar nga Ismail Dibrani, përfaqësues nga Kosova. Ky forum ndërkombëtar mblodhi drejtues të shërbimeve korrektuese nga vende të ndryshme për të shkëmbyer praktika dhe përvoja mbi modernizimin e sistemeve penitenciare. Gjatë konferencës, Klevis Qose zhvilloi takime me drejtues të rëndësishëm, përfshirë presidentin e sapozgjedhur të ACA, Ricky D. Dixon, duke diskutuar mbi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ndër temat kryesore ishin siguria në burgje, teknologjia moderne, programet rehabilituese dhe përkujdesi për shëndetin mendor të të burgosurve. Ky aktivitet nënvizoi rolin e partneritetit me Ambasadën e SHBA-së si një element kyç për reformimin dhe modernizimin e sistemit penitenciar shqiptar.