Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi takime me qytetarë, në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun dhe të angazhimit të institucionit për të dëgjuar dhe adresuar çështjet që lidhen me sistemin penitenciar.Të gjitha çështjet dhe kërkesat e ngritura nga qytetarët në këtë takim do trajtohen me prioritet nga strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në përputhje me kuadrin ligjor dhe procedurat në fuqi.Me porosi të veçantë të Drejtoreshës së Përgjithshme, çdo qytetar që paraqiti kërkesë apo problematikë do të njoftohet për përgjigjen dhe rezultatin e trajtimit të çështjes së tij nga strukturat përkatëse, brenda afateve ligjore.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar për një komunikim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm me qytetarët, duke i kushtuar rëndësi të veçantë dëgjimit, trajtimit dhe adresimit në kohë të kërkesave të tyre.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.