» Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj.Sadleva Bodo, zhvillon takim me drejtuesit e IEVP-ve
Postuar më: 20/10/2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj.Sadleva Bodo, zhvillon takim me drejtuesit e IEVP-ve

Në kuadër të prezantimit në detyrë, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend.
Takimi u fokusua në çështjet e sigurisë, funksionimin e institucioneve dhe nevojat kryesore të tyre.Znj. Bodo theksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt, bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë në përmbushjen e detyrave, me synim garantimin e sigurisë, respektimin e standardeve dhe ofrimin e kujdesit të duhur ndaj personave të privuar nga liria.