» Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj.Sadleva Bodo, mirëpret deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për forcimin e mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit institucional
Postuar më: 28/10/2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj.Sadleva Bodo, mirëpret deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për forcimin e mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit institucional

Sot, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, patëm kënaqësinë të mirëpresim deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Gjatë takimit, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, ndau informacion mbi veprimtarinë e institucionit, zbatimin e rekomandimeve dhe angazhimet për përmirësimin e mëtejshëm të funksionimit të sistemit penitenciar.Vlerësojmë rolin e Kuvendit të Shqipërisë dhe të komisioneve parlamentare si mekanizma të rëndësishëm të mbikëqyrjes, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Bashkëpunimi dhe dialogu ndërinstitucional mbeten thelbësorë për forcimin e standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit penitenciar.