» DOKUMENT BASHKËPUNIMI MBI IDENTIFIKIMIN E PRIORITETEVE TË PËRBASHKËTA PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE
Postuar më: 17/03/2022

DOKUMENT BASHKËPUNIMI MBI IDENTIFIKIMIN E PRIORITETEVE TË PËRBASHKËTA PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

HYRJE

Ky dokument prezanton hapat e bashkëpunimit në përmbushje të prioriteteve të përbashkëta me shoqërinë civile për periudhën 2014-2017, që synojne nxitjen e reformave te sistemit penitensiar, plotesimin e standardeve per trajtimin me dinjitet tepersonave ne konflikt me ligjin dhe promovimin e te drejtave dhe lirive themelore per ketokategori personash.

Prioritetet bazohen në politikat ekzistuese të Qeverisë Shqiptare të orientuara drejt perspektivës Evropiane.

Ky dokument synon planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta mbështetur në prioritete të zbatueshme dhe të prekshme.

Forcimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i parimeve demokratike e të drejtave themelore, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritetet më të rëndësishme të adresuara nga Bashkimi Evropian, duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin e demokracisë shqiptare. Bashkëpunimi me shoqërinë civile ka për qëllim zbatimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut, si dhe krijimi i kapaciteteve administrative për zbatimin e legjislacionit të BE-së mbi të drejtat themelore.

Prioritetet e përbashkëta mbështeten në çështjet e identifikuara nga sistemi i burgjeve, si dhe ato të ngritura përgjatë procesit konsultativ me dokumente, opinione dhe raporte për sistemin e burgjeve.

Për më tepër klikoni…

Shkarko skedarin