» Ditë letrare në IEVP Berat
Postuar më: 17/10/2019

Ditë letrare në IEVP Berat

Sot më datë 17.10.2019, në bashkëpunim me Qëndrën e Muzeumeve Berat, në ambientet e bibliotekës së institucionit u zhvillua një Ditë Letrare.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Muajit të Letërsisë.
Të pranishëm në aktivitet ishin drejtori i Qëndrës së Muzeumeve Berat z. Agron Polovina dhe dy specialistet e muzeumeve, znj. Diana Dervishi dhe znj. Elena Uznova.
Aktiviteti u konceptua në një mënyrë interaktive, ku çdo pjesëmarrës lexoi një fragment a poezi të shkëputur nga libra të ndryshëm.
Në përfundim, përfaqësuesit e Qëndrës së Muzeumeve dhuruan 16 libra për bibliotekën e institucionit.
Në total morën pjesë 20 të dënuar dhe paraburgosur, kryesisht frekuentues të bibliotekës.