Me qëllim pasurimin dhe zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore me karakter edukues e çlodhës për të paraburgosurit e akomoduar në IEVPenale “Mine Peza”, më datë 05.10.2022 datë e cila përkon edhe me “Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit” si dhe duke qënë në muajin e “Librit”, sektori i çështjeve shoqërore organizoi një takim të hapur midis të paraburgosurve lexues të librit me autoren znj.Adelina Pali, zt. Albi Lushi (Drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë), znj. Helena Halilaj (Gazetare/Poete/Analiste/Petagoge e Shkencave të Komunikimit pranë Universitetit të Tiranës) si dhe znj.Ani Beqo (përfaqesuese e sektorit të çështjeve shoqërore pranë DPB).
📌 Aktiviteti u zhvillua në ambienetet e bibliotekës së institucionit dhe u shoqërua nga një klimë shumë miqësore, bashkëpunuese dhe shkëmbimesh eksperiencash nga libra të ndryshëm të lexuar.
📌 Autorët në përfundim të aktivitetit dhuruan 230 libra.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.