» “Dita Ndërkombëtare e Mësuesit” në Institutin e të Miturve Kavajë.
Postuar më: 06/10/2022

“Dita Ndërkombëtare e Mësuesit” në Institutin e të Miturve Kavajë.

“Për një mësues të mirë, nuk ekziston nxënësi i keq” ishte ky një ndër mesazhet e shumta që u përcoll sot, nga mësuesit e shkollës “Rilindja” dhe “11 Shkurti” të cilët punojnë pranë Institutit të të Miturve Kavajë.
📌 Në Ditën Botërore të Mësuesit, dje më datë 05.10.2022 të miturit në konflikt me ligjin sollën thënie për mësuesit dhe komentuan në lidhje me rolin dhe figurën e mësuesit si dhe nevojën për arsim.
📌 Nga stafi i institucionit u vu theksi mbi rëndësinë që ka edukimi, arsimimi, dija, si armët më të forta të fuqizimit, për çdo të ri në shoqëri.