» Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, IEVP Berat aktivitet për të dënuarit
Postuar më: 03/03/2020

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, IEVP Berat aktivitet për të dënuarit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, IEVP Berat zhvilloi një aktivitet me të dënuarit dhe të paraburgosurit. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i vlerave të gjuhës nënë, duke nxitur tek të burgosurit ndjeshmërinë dhe respektin për vlerat kombëtare, dhe për rrjedhojë edhe respektin për ligjet dhe normat shoqërore, si derivate të tyre.

Në këto aktivitete u trajtua roli i disa figurave të historisë shqiptare, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, si dhe u përzgjodhën disa pjesë të njohura letrare në dialektet toskërisht e gegënisht.

Aktiviteti pati një impakt mjaft pozitiv te pjesëmarrësit të cilët u përfshinë aktivisht në diskutime, madje duke kërkuar që tematika të tilla të organizohen edhe në të ardhmen.