Në kuadër të angazhimit social për mbrojtjen e mjedisit dhe mesazhit që duhet të japë secili prej nesh për ruajtjen e tij, me datën 13 Korrik, Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i dedikoi disa orë të veçanta pastrimit të territorit dhe mjedisit përreth zonës së Institucionit.
Dita e Pastrimit është një aktivitet i cili organizohet disa herë në vit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve, duke përfshirë dhe drejtuesit më të lartë të Sistemit të Burgjeve, e cila vë theksin te angazhimi dhe kontributi që duhet të japë çdo punonjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit.
Përfshirja e të gjithë punonjësve në aksionin për pastrimin e territorit konsiderohet si një masë ndërgjegjësimi për vlerat dhe shembullin që duhet të mbartin punonjësit e administratës publike, e njëkohësisht rëndësinë e dhënies së kontributit personal për mirëmbajtjen dhe pastrimin e mjedisit në të cilin punojnë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.