» Dhurojmë një libër, dhurojmë një çast lirie
Postuar më: 09/08/2023

Dhurojmë një libër, dhurojmë një çast lirie

Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm Z.Admir Abrija i janë përgjigjur nismës së IEVP “Ali Demi” për dhurimin e librave për vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin.
Nga sot deri në 18 gusht në hyrje të Drejtorisë së Përgjithshme, do të ketë një stendë ku mund të dhurohen libra nga stafi civil dhe me uniformë.
Dhurojmë një libër, dhurojmë një çast lirie!