» “Dhuro Një Libër, Ndriço Një Jetë”
Postuar më: 03/12/2019

“Dhuro Një Libër, Ndriço Një Jetë”

“Dhuro një libër, ndriço një jetë”, kjo ishte tematika e aktivitetit social-kulturor zhvilluar në ambjentet e Regjimit të Brendshëm të Burgut të Sigurisë së Lartë Peqin ku u grumbulluan rreth 500 libra artistike, shkencore, fetare, ligjore. (dt: 22.11.2019)

Synimi i këtij aktiviteti ishte mbledhja e librave dhe më pas dhurimi i tyre për të dënuarit dhe të paraburgosurit që vuajnë apo presin vendimin në I.E.V.P-Peqin.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Prefektura Elbasan, përfaqësues nga Këshilli i qarkut Elbasan, Bashkia Peqin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, Specialistja e Çështjeve Kulturore në D.P.B, Specialistë Edukimi nga D.P.B, si dhe morën pjesë përfaqësues nga Shoqata të ndryshme.

Aktiviteti u mbyll me recitime nga të dënuar dhe të paraburgosur.