» Dhuro një libër, dhuro një cast lirie!
Postuar më: 16/11/2023

Dhuro një libër, dhuro një cast lirie!

Në IEVP “Ali Demi” gratë dhe vajzat të cilat ndodhen në konflikt me ligjin, patën një diskutim letrar me autoren, gazetaren dhe aktivisten e shquar Italiane Zj. Daria Bignardi e cila në Itali është një vullnetare në burgjet e shtetit Italian të cilat i viziton shpesh duke zhvilluar takime të ndryshme me natyrë sociale dhe kulturore.
Në këtë event i cili u zhvillua me qëllim pasurimin e jetës sociale dhe kulturore të zonjave të cilat ndodhen në IEVP “Ali Demi”, e pranishme ishte dhe Zj. Arlinda Dudaj, drejtuese e shtepise botuese DUDAJ.