» DEKLARATË PËR SHTYP 
Postuar më: 17/02/2025

DEKLARATË PËR SHTYP 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Optika Luani për të ofruar vizita okulistike falas për punonjësit e sistemit të burgjeve, të dënuarit dhe të paraburgosurit në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, është parashikuar gjithashtu një zbritje prej **30%** për punonjësit e sistemit të burgjeve, familjarët e tyre, si dhe për të dënuarit dhe të paraburgosurit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson çdo iniciativë që kontribuon në përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës në sistemin penitenciar, duke falënderuar të gjithë aktorët e angazhuar në këtë proces.