» Çertifikohen efektivët e rinj në Policinë e Burgjeve
Postuar më: 02/03/2026

Çertifikohen efektivët e rinj në Policinë e Burgjeve

Sot u përmbyll me sukses një etapë e rëndësishme në formimin profesional të efektivëve të rinj të Policisë së Burgjeve. Trajnimi fillestar përbën themelin mbi të cilin ndërtohen integriteti, profesionalizmi dhe ndjenja e lartë e përgjegjësisë në ushtrimin e detyrës.

Ky program u realizua falë përkushtimit dhe angazhimit maksimal të trajnerëve të Qendrës së Trajnimit, të cilët meritojnë një falënderim të veçantë për vizionin, seriozitetin dhe standardet e larta profesionale që përcollën gjatë gjithë procesit.

Efektivët e rinj, të pajisur me njohuritë, disiplinën dhe vlerat e fituara gjatë kësaj periudhe, nisin sot një rrugëtim me përgjegjësi të lartë në shërbim të ligjit dhe sigurisë. Besojmë se ata do ta ushtrojnë detyrën me integritet, korrektësi dhe përkushtim, duke kontribuar në forcimin e standardeve dhe besimit publik ndaj institucionit.