Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për arritjen e misionit dhe objektivave të saj një vëmendje të vazhdueshme i ka kushtuar ngritjes së kapaciteteve të stafit, nëpërmjet trajnimeve të shumta të ofruara.
Më 30 shtator 2017 u certifikuan 55 punonjës të rolit bazë të policisë, të rekrutuar gjatë muajve prill, maj dhe qershor. Trajnimi u zhvillua në dy qendra, në IEVP Fier për punonjësit e IEVP-ve të rajoneve të Shqipërisë së mesme dhe të jugut dhe në IEVP Fushë-Krujë për punonjësit e IEVP-ve, të rajoneve të veriut dhe Tiranës.
Kurrikulat mësimore të trajnimit të nivelit bazë përfshijnë hyrje në sistemin e burgjeve, përvetësimin e aftësive operacionale për kryerjen e detyrave funksionale, njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore të sistemit të burgjeve dhe zbatimi i tyre, çështje të sigurisë në institucion, etj. Trajnimi zgjat 6 javë teori dhe 18 javë praktikë në institucionin ku është i punësuar, duke ndërthurur teorinë me praktikën. Gjatë periudhës së trajnimit punonjësit studiojnë raste të ndryshme situacionale në burgje.
Me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe zyrës së Delegacionit Evropian në Tiranë është duke u zbatuar një projekt i fokusuar ne “Përmirësimin e Mbrojtjes së të Drejtave të Burgosurve në Shqipëri”, ku krahas aktiviteteve, do të fokusohet edhe në trajnimin e stafit dhe në mbështetje për përmirësimin e programeve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.