» Burgje të sigurta – Komunitete të sigurta
Postuar më: 16/11/2022

Burgje të sigurta – Komunitete të sigurta

Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social (IANS) në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe Qendrën CVE organizuan me datë 15 Nëntor 2022 eventin me temë “Ndarja e informacionit gjatë procesit të rezistencës, shkëputjes dhe përgatitjes për lirim të të dënuarve për esktremizëm të dhunshëm – Rolet institucionale të palëve të interesuara”.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit “Burgje të sigurta – Komunitete të sigurta” të financuar nga Ministria për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Holandës, që po zbatohet nga IANS në bashkëpunim me DPB dhe Qendrën CVE.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të DPB, Qendrës CVE, Bashkive Tiranë e Cërrik dhe IEVP-ve. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi mundësitë për të përmirësuar mekanizmat e shkëmbimit ndërinstitucional të informacionit për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale të të gjithë zinxhirit të institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale.