» Burgje të pastra dhe të sigurta: Vijojnë kontrollet për forcimin e sigurisë në IEVP-të e vendit
Postuar më: 03/06/2026

Burgje të pastra dhe të sigurta: Vijojnë kontrollet për forcimin e sigurisë në IEVP-të e vendit

Në vijim të punës së përditshme për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, janë zhvilluar kontrolle në IEVP Korçë, Fier dhe Rrogozhinë, me qëllim parandalimin e futjes dhe posedimit të sendeve të ndaluara.
Gjatë kontrolleve të ushtruara:
📍 Në IEVP Korçë u gjet dhe sekuestrua një aparat celular iPhone 15.
📍 Në IEVP Fier u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular së bashku me karikuesin.
📍 Në IEVP Rrogozhinë u sekuestruan dy aparate celularë (Samsung dhe iPhone), si dhe mjete prerëse të përgatitura në mënyrë artizanale.
Për të gjitha rastet u morën masat procedurale përkatëse dhe u njoftua Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e mëtejshme të rasteve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe masave parandaluese