» Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj, vizitë në IEVP e Shënkollit, Lezhë
Postuar më: 23/11/2022

Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj, vizitë në IEVP e Shënkollit, Lezhë

Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj, më 22 nëntor 2022, zhvilloi një vizitë në IEVP e Shënkollit, Lezhë. Në këtë vizitë, u shoqërua nga kapelani për të burgosurit katolik për Dioqezën Tiranë-Durrës, Dom Kreshnik Ivani, nga kapelani për Dioqezën e Lezhës, Padre Salvatore Reino, nga Padre Gjergj Ndreka, nga Motër File Gështenja dhe Motër Ema Leti.
Në këtë vizitë, u prit Drejtoresha znj. Nertila Koka, nëndrejtori z. Jurin Gjergji, shefi policise z. Erald Malaj, shefi i sektorit social z. Alfred Ibrahimi.
Imzot Dodaj, pasi shkëmbeu përshëndetjet me një pjesë të stafit, vizitoi të gjitha godinat e regjimit të brendshëm. Fjalët e tij u bënë nxitje për të gjithë ata që takoi, që të mos braktisin kurrë shpresën dhe të kenë guximin për të menduar një fillim të ri, me ndihmën e Zotit.

Falenderime për Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj për vizitën në I.E.V.P.- në e Shënkollit.