» Anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe të përfaqësuesve të OSBE në Shqipëri takim në IEVP “Jordan Misja”
Postuar më: 02/02/2020

Anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe të përfaqësuesve të OSBE në Shqipëri takim në IEVP “Jordan Misja”

Në IEVP “Jordan Misja” kanë qenë të pranishëm anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe të përfaqësuesve të OSBE në Shqipëri të cilët diskutuan mbi Projekt-Ligjet e miratuara nga qeveria Shqipëtare mbi ligjin “Për policinë e Burgjeve” si dhe mbi nevojat që ka institucioni për përmirësimin e punës në funksion të përmirësimit të trajtimit të dënuarve dhe paraburgosurve të akomoduar në institucionin tonë.

Ndër të tjerave u vu theksi edhe tek nevoja ligjore e domosdoshme për trajtimin dhe akomodimin e të paraburgosurve me probleme të shëndetit mendor si dhe nevoja e një auto-ambulance me të gjitha mjetet e nevojshme për një ndërhyrje sa më të shpejtë për rastet specifike.

Një tjetër temë e rëndësishme që u trajtua në këtë takim ishte edhe “Regjimi 41 biss” pasi IEVP Jordan Misja është një ndër institucionet ku do të implementohet ky regjim.