Në IEVP “Jordan Misja” kanë qenë të pranishëm anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe të përfaqësuesve të OSBE në Shqipëri të cilët diskutuan mbi Projekt-Ligjet e miratuara nga qeveria Shqipëtare mbi ligjin “Për policinë e Burgjeve” si dhe mbi nevojat që ka institucioni për përmirësimin e punës në funksion të përmirësimit të trajtimit të dënuarve dhe paraburgosurve të akomoduar në institucionin tonë.
Ndër të tjerave u vu theksi edhe tek nevoja ligjore e domosdoshme për trajtimin dhe akomodimin e të paraburgosurve me probleme të shëndetit mendor si dhe nevoja e një auto-ambulance me të gjitha mjetet e nevojshme për një ndërhyrje sa më të shpejtë për rastet specifike.
Një tjetër temë e rëndësishme që u trajtua në këtë takim ishte edhe “Regjimi 41 biss” pasi IEVP Jordan Misja është një ndër institucionet ku do të implementohet ky regjim.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.