» Analiza Vjetore 2017 – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Postuar më: 10/01/2018

Analiza Vjetore 2017 – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Politika e Sistemit të Burgjeve dhe Paraburgimeve në vend është mbështetur në detyrimet e ndërmarra të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë për përmirësimin e trajtimit të personave me liri të kufizuar dhe rritjen e sigurisë në vend, duke synuar shndërrimin e dënimit penal në një mundësi rehabilitimi.

Si pjesë e Sistemit të Drejtësisë dhe Reformës në Drejtësi respektimi i të drejtave të personave me liri të kufizuar është në fokusin e shumë organizmave ndërkombëtare dhe vendas. Implementimi i një politike të drejtë menaxhuese, marrja e përgjegjësive për ekzekutimin e vendimeve penale duke ruajtur balancën midis sigurisë dhe trajtimit human të personave me liri të kufizuar, sigurimin e së drejtës së personave me liri të kufizuar për të paraqitur kërkesë ankesat e tyre dhe sigurimin e konfidencialitetit janë elementë themelorë për mbarëvajtjen e gjithë sistemit.

Masat e vëna në zbatim kanë nxitur llogaridhënien e institucioneve, kanë rritur përgjegjshmërinë në kryerjen e detyrave funksionale dhe kanë krijuar premisa për zhvillimin, menaxhimin dhe operacionalitetin e sistemit të burgjeve bazuar në modele të suksesshme të vendeve të Bashkimit Evropian, duke kontribuar në arritjen e objektivave për procesin e integrimit evropian të vendit.

Për më shumë, shkarkoni dokumentin e mëmposhtëm…

Analiza Vjetore 2017 – DPB