» Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton IEVP Pojskë
Postuar më: 14/05/2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton IEVP Pojskë

Vizitë e rëndësishme në IEVP Pojskë nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z.Nicholas Abbott.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua një takim prezantues me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe një ceremoni për dhënien e gradave për punonjësit e Policisë së Burgjeve, në vlerësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre.

Ambasadori zhvilloi gjithashtu një vizitë monitoruese në mjediset e institucionit, ku u njoh nga afër me investimet e realizuara me mbështetjen e Ambasadës Britanike, konkretisht në përmirësimin e kuzhinës, sallës së gjimnastikës dhe krijimin e një klase parukerie për gratë e akomoduara në këtë institucion.

Ky bashkëpunim përfaqëson një shembull konkret të angazhimit të përbashkët për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar.