» Ambasadori Britanik, Z. Alastair King-Smith, dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës priten në takim nga Ministri i Drejtësisë Z. Manja, Sekretari i Përgjithshëm Z. Shehu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Abrija
Postuar më: 01/11/2022

Ambasadori Britanik, Z. Alastair King-Smith, dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës priten në takim nga Ministri i Drejtësisë Z. Manja, Sekretari i Përgjithshëm Z. Shehu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Abrija

Ministri i Drejtësisë Z. Ulsi Manja, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Z. Ismail Shehu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Z. Admir Abrija pritën në takim Z. Stuart Skeates, Ambasadorin Z. Alastair King-Smith dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës Britanike, ku gjatë këtij takimi u ndanë qëndrime për marrëdhëniet shkëlqyera mes vendeve tona dhe vullnetin e plotë për forcimin e bashkëpunimit, kryesisht në luftën kundër paligjshmërisë.

Marrëveshja dypalëshe me vendin mik për transferimin e të dënuarve, koordinimi dhe bashkëpunimi në fushën juridiko-penale, shkëmbimi i informacionit do të jetë një hap i hekurt dhe konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit!

Perspektiva të reja bashkëpunimi na presin kryesisht në sistemin penitenciar dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës! Britania e Madhe mbetet një aleate e fortë e vendit tonë!