» Ambasada Franceze në Tiranë dhuron maska për sistemin e burgjeve
Postuar më: 20/07/2020

Ambasada Franceze në Tiranë dhuron maska për sistemin e burgjeve

Ditën e Hënë, datë 20.07.2020, Ambasadorja e Franceze në Tiranë, Zj.Christina Vasak u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z.Agim Ismaili në një vizitë pune në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Vizita e Ambasadores Franceze ishte një gjest solidarizimi dhe mbështetje për misionin dhe punën e stafit të sistemit shqiptar të burgjeve në përballje me pandeminë COVID-19.

Në kuadër të kësaj mbështetje, Ambasadorja Vasak dhuroi një sasi prej 3000 maska (disa përdorimëshe), për nevoja të stafit të sistemit të burgjeve. Maskat janë prodhim i shoqërisë ‘Marlotex’, e cila në bashkëpunim me Ambasadën Franceze deri tani ka prodhuar dhe shpërndarë si donacione në Shqipëri, rreth 50000 maska.

Z.Ismaili falënderoi përzemërsisht Ambasadoren Franceze për këtë donacion, si një gjest dhe ndjeshmërie, humanizmi dhe frymëzimi për të gjithë stafin e sistemit të burgjeve.

Përgjatë takimit u diskutuan çështje të ndjeshme aktuale të sistemit të burgjeve të tilla si masat anti-COVID, reforma ligjore, ekstremizmi i dhunshëm, rehabilitimi dhe riintegrimi i të burgosurve etj.