» Ambasada e SHBA-së mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, dhuron kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit
Postuar më: 07/10/2020

Ambasada e SHBA-së mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, dhuron kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit

Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka përkrahur reformën e ndërmarrë në sistemin e burgjeve duke përcjellë edhe disa këshilla.

Teksa i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve disa kompjutera dhe projektorë për qendrën e rë të trajnimit, ambasada ka ndarë edhe disa mesazhe.

Dhurimi këtyre pajisjeve u bë nga drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockëell gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në Agim Ismaili në ambjentet e DPB-së.

Këtë takim ,Përfaqësuesit e Ambasadës e kanë ndarë edhe përmes një statusi në Facebook-un e tyre ku ndër të tjera shkruajnë:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues. Si pjesë e mbështetjes, Drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockwell i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili në fillim të kësaj jave kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit. Menaxhimi modern i burgjeve kërkon përgatitje të specializuar profesionale për zyrtarët e sigurisë së burgjeve, gjë e cila po ofrohet nga Qendra e Trajnimit. Reformat në vazhdim janë krijuar për të balancuar sigurinë me kërkesat humanitare dhe rehabilituese për t’i përgatitur të burgosurit për riintegrimin në shoqëri pas lirimit të tyre. Reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve. Kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një investim në përpjekjet e partnerëve tanë dhe i tillë që do t’i bëjë të dy vendet tona më të sigurta. Ne mirëpresim të shohim rezultatet.”