» Ambasada e SHBA në Tiranë mbështet forcimin e sigurisë në burgjet dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit
Postuar më: 16/02/2022

Ambasada e SHBA në Tiranë mbështet forcimin e sigurisë në burgjet dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit

Shumë i lumtur të prisja Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell, i cili na dorëzoi këtë javë mbi 110,000 dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi për Shërbimin Penintenciar në Republikën e Shqipërisë. Nga Z. Rockuell mora premtimin që Ambasada e SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në përmirësimin e sigurisë së burgjeve dhe zhvillimin e një sistemi penintenciar modern dhe mirëfunksional!